29,03,2024

Qeriqi: Listat e veteranëve janë të fryra, prokuroria t’i hetojë

Must Read

qeriqi_3557

Kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka deklaruar se po protestojnë për disa padrejtësive që po u bëhen një pjese të invalidëve dhe veteranëve të luftës. Ai ka folur edhe për fryrjen e listave të veteranëve, duke thënë se Prokuroria do të duhej të nis hetimet.

Qeriqi tha se kanë ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit ia kanë dorëzuar disa propozime për të cilat kurrë nuk kanë marr përgjigje.

Qeriqi: Ja arsyeja që po protestojmë

“Edhe pse të gjithë i kanë marrë certifikatat nuk po e gëzojnë të drejtën e pensionit që i takon. Kjo është arsyeja që na ka shty që të protestojmë. Ne kemi pas takim me kryeministrin, ministrin Arbashi të cilit i kam dorëzuar edhe propozimet nuk na ka kthy asnjë përgjigje dhe kjo na ka shty të protestojmë. Tash invalidët e luftës janë duke e nënshkruar një lloj peticioni që do t’i dorëzohet ministrin Abrashi dhe do të kërkojmë një zgjidhje për këta te pakënaqur. Edhe pse këta invalidë janë certefikuar tashmë duhet te nxirret një udhëzim administrativ i cili i hap rrugë formimin e një komisioni mjekësor për shkallen e invaliditetit. Pa atë komision mjekësor këta invalid nuk po arrijnë të gëzojnë të drejtën e pension edhe pse i kanë certefikatat dhe gjithë dokumentacionin e rregullt”, tha ai.

Qeriqi tha se listat janë tepër të fryra dhe kjo po u shkakton probleme në buxhetin për veteranët e luftës.

Qeriqi: Listat janë tepër të fryera

“Të gjithë janë në dijeni edhe kryeministri, edhe të gjitha strukturat udhëheqëse të luftës se listat janë tepër të fryera dhe këto po na shkaktojnë më së shumti probleme në buxhetin për veteranët e luftës. Dëshmi ka në një shtet normal duhet të merret prokuroria dhe t’i hetojë këto raste sepse po dëmtohemi ne si veteran dhe po dëmtohet edhe buxheti i Republikës së Kosovës, kjo është edhe arsyeja pse po na shtyn të dalim në protestë, sepse një lajm i fundit që është publikuar do të zvogëlohen pensionet e veteranëve shkaku i mungesës së fondeve për këtë kategori“, ka thënë ai.

Për momentin një pjesë e veteranëve kanë hyrë në takim në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale./Kpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img