16,07,2024

Gjermania tjetër “shuplakë”: Shqipëria në vend të fundit në rajon për transformimin

Must Read

Screenshot_5-43

Shqipëria, në Indeksin Gjerman të Transformimit (Bertelsmann Stiftung) ka marrë një pikësim prej 6.7 nga 10 maksimale, duke shënuar kështu performancën më të ulët në rajon.

Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung’s 2016 analizon dhe vlerëson cilësinë e demokracisë, ekonominë, menaxhimin politik në 129 ekonomi botërore. Këto matje, të konkluduara në një pikësim, priren të japin një panoramë të përgjithshme të situatës së një shteti të caktuar, si dhe raportin e konkurrueshmërisë me të tjerët.

Shqipëria është e fundit në rajon, ku kryeson Mali i Zi me pikësim 7.48, Serbia 7.43 dhe Maqedonia 6.86.

Indeksi BTI 2016 tregon se Shqipëria ka shënuar progres të lehtë, si dhe mbetet nën mesataren e vendeve fqinje. Vendi ynë ka përmirësuar situatën që lidhet me garantimin e demokracisë, ndërsa ka treguar më pak avancime për zhvillimin, uljen e pabarazisë dhe papunësisë.

“Shkalla e papunësisë është rritur në vitet e fundit, duke arritur në 17%, ndërsa 14% e popullsisë jetojnë në prag të varfërisë, bazuar në të dhënat e vitit 2014. Gjithashtu, ekziston një hendek i madh në dallimet gjinore kur bëhet fjalë për pjesëmarrjen në punë, përfaqësimi publik, edukimi dhe prona. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, pjesa e papunësisë së të rinjve është në 30%, dy herë më shumë se mesatarja europiane” – citon raporti.

/monitor/

rankimi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img