29,03,2024

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, reagon ndaj një deklarate të drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës

Must Read

Reagim

Projektet ministrore kur mbesin të tilla e kur kalojnë në komunale?!

Atëherë kur financohen nga ministria është meritë e komunës, e atëherë kur dështojnë qenka faji i ministrisë?!

Para se të shkruhen akuza të tilla është mirë të kuptohet se ka përfunduar periudha kur janë financuar projekte milionëshe pa u bërë një analizë e duhur, me të vetmin qëllim që partia në pushtet t’ia mundësoj hajninë edhe nivelit lokal.

Projekti ” Bashkimi i Qytetit ” është shembulli  se si mund të shpenzohen miliona për një ndarje reale me grila, për shkëputje të plotë, e me kalime për këmbësor që gjatë ditës së djeshme ishin hyrja për në pishinë. Ndoshta ky paska qenë qëllimi i këtij projekti?

Pas kërkesës sonë më tepër se njëvjeçare për një raportim rreth këtij projekti, na është kthyer një përgjigje me një faqe shpjegim, kjo tregon shumë jo vetëm për joseriozitetin e projektit, por edhe për tentimin e pashembullt për të fshehur atë çfarë ka ndodhur.

Realisht, elementi surprizë ka qenë gjithmonë pjesë e PDK-së, atëherë kur mendojmë se kanë prekur majat e keqpërdorimit sërish arrijnë të na befasojnë.

Derisa tentojnë të relativizojnë gjendjen, përmendja e magjistrales apo çështja e autostradës vetëm sa thellon dështimin e tyre, paaftësinë që kanë treguar për vite në prioritizimin e çështjeve, ngase paskan harruar që për vite me rradhë kanë udhëhequr me ministritë, e asfaltimin çdo herë e kanë pasur prioritet, përkushtimin e tyre kryesor derdhjen e buxhetit në asfaltë, por për fat të keq asnjëherë nuk patën sukses t’i mbyllnin të gjitha vrimat. Sukses është konsideruar nëse ka arritur një rrugë t’i qëndroj të reshurave të 6 muajve, apo peshës së makinave, për të mos thënë biçikletave, prandaj magjistralja është në atë gjendje.

E sa i përket ujit, e shqetësimit për përmbytje, është dashur edhe për këtë të ishte menduar shumë më parë, të investohej në rrjetin e të reshurave atmosferike, e deri tash të ishte zgjidhur, por problematika qoftë e ujit nga reshjet apo atij të pijshëm asnjëherë nuk ka qenë shqetësim për udhëheqjen komunale, andaj sot banorët e 26 fshatrave të vetmin ujë që shohin është ai i shirave.

Ndoshta drejtori i Infrastrukturës dhe Urbanizmit, edhe mund të na tregoj nëse bashkimi ua ka zgjidhur qytetarëve këtë problem?!

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img