27,04,2024

Aksidentohet motoçikleta, dyshohet për të lënduar

Must Read

Në Nerodime të Ferizaj, afër restorant “Freskia”  ka ndodhur një aksident komunikacioni, me ç’rast ka pësuar një motoçiklist.

 Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes drejtuesi i motoçikletës ka provuar të tejkaloi kolonën e automjeteve dhe është futur mes kolonave me ç’rast është  goditur me makinat përball.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia e trafikut dhe po merren me rastin.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë Rajonale të Ferizajt Kanun Veseli.

“Sot rreth orës 16:46 në Nerodime të Epërme ka ndodh aksident trafiku me dëme material dhe lëndime trupore, të përfshira dy njësi, njëra veturë , kurse tjetra Motoçikletë. Deri te aksidenti i trafikut dyshohet të ketë ardhur si pasojë e çkyqjes se pa sigurt. Në këtë aksident përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili fillimisht dërgohet ne Emergjencën e Ferizajt me pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm” ka thënë Veseli

Kohë më parë Drejtoria e Policisë Rajonale ka shpallur  planin operativ për vetëdijesimin e drejtuesve të  motoçikletave dhe skuterëve, ku ka  pasur edhe shumë gjoba.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img