29,04,2024

Bytyqi: Kujdesuni për ujin në magjistrale pasi është përgjegjësi e juaja, për “Bashkimin e Qytetit” kujdesemi ne.

Must Read

Pas reshjeve të shiut pati disa reagime për menaxhimin e nënkalimeve në Ferizaj. Për këtë Komuna e Ferizajt publikoi disa foto dhe video ku shihet se gjendja është e menaxhueshme në këto nënkalime.

Ndërsa drejtori i infrastrukturës Arbër Bytyqi, reagoi ndaj disa më të zëshmëve të cilët edhe përfaqësojnë Ferizajn në nivel qëndror.

Kujdesuni për ujin në magjistrale pasi është përgjegjësi e juaja, për “Bashkimin e Qytetit” kujdesemi ne

Reagimi i drejtorit të infrastrukturës Arbër Bytyqi

Reagimi i plotë:

Kujdesuni që sa më parë të rifillojnë punimet në projektin e rrugës magjistrale Prelz-Fshat i Vjetër, pasi vonesat për teke personale e përfitime elektorale po i kushtojnë buxhetit të shteti miliona euro.

Sqarim për qytetarët:

Sasi e vogël e ujit që është parë në nënkalimin në qendër të qytetit sot është për shkak të ngritjes së pusetave të kanalizimit atmosferik dhe fekal për përfundimin e shtresës së dytë të asfaltit, pjesa tjetër është tendencë puro për përfitime elektorale e atyre që nuk bënë asgjë për Ferizajn, e qe besa edhe penguan projektet e Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img