03,07,2025

Qarrishta, “fshati shqiptar” i hebrenjve

Must Read

26 hebrenj, të cilët në atë kohë ndiqeshin nga gjermanët do të strehoheshin për rreth 2 vite e gjysmë në Qarrishtë, në familjen e Mefail Biçakut. Por përveç bujarisë dhe mikpritjes së të zotit të shtëpisë, ishte besnikëria e gjithë fshatit që bëri që askush të mos mësonte se këtu strehoheshin të huaj.

Tashmë kanë kaluar shumë vite, fëmijët dhe nipërit e Mefail Biçakut kanë rivendosur kontaktet me izraelitët, me iniciativë të këtyre të fundit, ndërsa tregojnë me krenari historinë e dëgjuar nga të parët.

“Krenarë jemi, jo vetëm ne si fëmijë, si familje, si fshat, por edhe si shtet”, u shpreh Livan Biçaku, djali i Mefail Biçakut.

Por vitet e mëvonshme do të sillnin një kalvar mundimesh dhe persekutimesh për familjen Biçaku.

“Gjyshin e futën për 3 vite në burg, pse mbajti hebrenjtë. E çuan edhe në psikiatri, se e keqtrajtuan shumë keq”, shprehet Elida Azbiu, mbesa e Mefail Biçakut.

Fshati Qarrishtë do të mbahet mend si fshati i heronjve dhe i mbajtjes së fjalës dhe me të drejte është quajtur “Toka e Besës”.

“Qarrishta ka histori, për të cilën është ndjerë shumë. Unë e ndjej veten krenar që ka pas dy element bazë: Burrërinë, besën dhe mikpritjen”, u shpreh Mehmet Biçaku, kryetar i shoqatës “Qarrishtë”.

Tashmë emri i familjes Biçaku dhe i Shqipërisë nderohet në Izrael dhe SHBA sa herë kujtohen viktimat dhe të mbijetuarit e nazizmit. Ndryshe nga vendet e tjera në Shqipëri nuk mbeti i vrarë asnjë hebre.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img