Kandidati i majtë me profesion mjek, që do ta drejtojë këtë Bashki deri në 2019, fitoi me një diferencë prej 2100 votash ndaj kandidatit të djathtë, Dritan Hajro.
Mbi 15 mijë votues të Kolonjës u thirrën të dielën para kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre politik.
Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në 36 qendrat e votimit, në 8 njësi administrative të kësaj Bashkie dhe u mbyll në orën 18:00, shkruan Tv Klan.
Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pjesëmarrja në këto zgjedhje të pjesshme lokale ishte 49.6 % dhe nuk është shënuar asnjë parregullsi.
Zgjedhjet vendore në Kolonjë u mbajtën pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të ish-kryetarit të majtë Arben Malo.
.