Në orët e mbrëmjes janë publikuar rezultatet preliminare të provimit pranues në Fakultetin e Mjeksisë për vitin akademik 2020/2021.
Por për qudi nga Ferizaj në listën e të pranuarve gjenden vetëm katër student të pranuar, edhe pse kishin kandiduar mbi 45.
E në anën tjetër vetëm nga Gjilani në këtë listën e të pranuarve gjenden 17 student.
Çka po ndodh me Ferizajn i cili vite më parë ishte konkurenti kryesor në listën e të pranuarve?…
A është ky një sinjal se diçka duhet të lëvizë në këtë drejtim në arsimin ferizajas….
Rezultatet preliminare të provimit pranues për studentët e rinj në vitin akademik 2020/2021 sipas konkurstit të UP-së (Nr.ref.1/809, dt.21.09.2020), për Fakultetin e Mjekësisë mund t’i gjeni të ndara sipas programeve duke klikuar në vegzën e mëposhtme: