16,02,2025

Zjarr në një fabrikë në Ferizaj

Must Read

Një incident zjarr ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në fshatin Bibaj të Ferizajt.

Aty një fabrikë është përfshirë nga flakët.

Detaje lidhur me rastin ka dhënë Kanun Veseli, zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt.

Veseli tha se patrulla policore dhe njësia zjarrfikësve kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ai theksoi se për këtë rast janë njoftuar hetuesit e stacionit dhe krimteknikët.

“Shkaqet e incidentit të zjarrit ende nuk dihen. Ndërkohë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe kontrolluar zjarrin. Dëmet materiale shkaktuara nga zjarri janë të konsiderueshme, por nuk raportohen lëndime në njerëz. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar Prokurori i Shtetit”, tha Veseli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj F.I., i dyshuar për veprën penale dhunimi

Ferizaj, 14 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img