27,03,2025

Gjendet i vdekur personi që ishte zhdukur, ndalohet një i dyshuar

Must Read

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për  48 orë një person për shkak të dyshimit për “Vrasje të rëndë”.

Kjo prokurori ka njoftuar se pas hetimeve është arritur të identifikohet dhe ndalohet ky i dyshuar lidhur me rastin kur fillimisht një person është raportuar i zhdukur nga familjarët e tij dhe sot është gjetur trupi i pajetë i tij, në malet e fshatit Manastirc të komunës së Ferizajt.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë (IML)”.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj në koordinim me Policinë, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së gjitha rrethanave lidhur me këtë çështje penale”, ka njoftuar tutje prokuroria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze në Ferizaj në janar të këtij viti

Është arrestuar një person i dyshuar se ka dhunuar një femër në Ferizaj Siç ishte raportuar në Janar të këtij...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img