27,04,2024

Psikologët paralajmërojnë: Mësimi në kopshte tej normales, ja si i dëmton kjo gjë fëmijët22

Must Read

Shumë vite më parë fëmijët shkonin në klasën e parë të shkollës fillore pa ndonjë njohuri specifike përsa i përket shkronkave të alfabetit, numrave e me radhë me përjashtim të disa rasteve. Ndërsa në ditët e sotme duket sikur mes prindërve ekziston një garë për t’i mësuar fëmijës sa më shumë gjëra dhe madje për të treguar më pas tek të gjithë sa i zoti është. Dhe duket se kjo është një praktikë që po vihet në zbatim edhe në shumë kopshte, ku fëmija fillon të mësojë të shkruajë që në vitin e 3 apo 4 të jetës.
Disa janë skeptikë…
Natyrisht në gjithë këtë vorbull konkurence se kush do të mësojë më shumë, ka edhe nga ata prindër, politikanë, mësues kudo në botë që shprehen dhe ndihen skeptikë në lidhje me efektshmërinë duke theksuar rëndësinë e të eksploruarit, lojës, pra mendimit se fëmija duhet të mësojë nëpërmjet lojës në moshë të hershme. Ndoshta kjo mënyrë që po përdoret i ndihmon fëmijët të fitojnë një aftësi specifike por a mendoni si do të jenë efektet që ka në lidhje me kuriozitetin dhe kreativitetin e tij pas kopështit?
Sipas një studimi të ri të kryer nga laboratory UC-Berkley dhe laboratory MIT, ndërsa mësuesit nxitojnë t’i mësojnë fëmijës përgjigje specifike më shpejt nga sa duhet mund të ndodhë që ata ta humbin shumë shpejt interesin e tyre për të mësuar informacione të reja. pernenat.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img