28,03,2024

Pse është e dëmshme t’i gudulisni fëmijët – Shpjegojnë studiuesit

Must Read

T’i gudulisni fëmijët është më shumë e dëmshme sesa emirë (ashtu siç keni menduar deri sot).

Të gjithë kemi qenë pre e gudulisjeve kur kemi qenë të vegjël dhe na u është dukur normale.

Mirëpo, një studim tregon se vetëm 32% e pjesëmarrësve kanë raportuar se ju pëlqen të gudulisen, 32% kanë qenë neutral, dhe 36% kanë raportuar që nuk ju pëlqen, raporton “Bright Side”, transmenton lajmi.net.

Duke analizuar studime të ndryshme në këtë temë, Bright Side ka shpejguar se pse duhet ta shmangni idenë e gudulisjes.

Vetëm pse një fëmijë është duke qeshur, nuk do të thotë që është duke i pëlqyer

Fëmijët, nuk mund të ndalojnë së qeshuri kur dikush i gudulisë edhe nëse ata e urrejnë atë. Ky refleks i të qeshurit, i jep prindërve idenë dhe iluzionin se fëmija është duke e shijuar, edhe nëse është e kundërta. Në hulumtime të mëparshme, kanë treguar se gudulisja nuk e krijon të njëjtën të qeshur si e krijon humori.

Gudulisja është një mënyrë e të treguarit dominim

Një person që është duke u gudulisur e humbet vet kontrollen. Përballja për të fituar vet kontrollen tek një fëmijë mund të lë kujtime jo të mira pothuajse për tërë jetën.

Gudulisja është përdorur për t’i torturuar njerëzit për vite të tëra

Vernon R. Wiehe, nga Universiteti i Kentakit bëri një hulumtim me 150 të rritur të cilët ishin të “abuzuar” nga vëllezërit ose motrat e tyre. Shumica prej pjesëmarrësit kanë konsideruar gudulisjen si abuzim psikologjikë.

Gudulisja mund të shkaktojë probleme mendore

Sipas Dr. Alexander, gudulisja mund të shkaktojë dhembje mendore. Dhe ndonjëherë kjo dhembje mund të zgjasë një jetë.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img