19,04,2024

Pronari i motorit përleshet me grabitësit, forcat speciale të Tiranës, rrinë e shikojnë (VIDEO)

Must Read

Një vit më parë në rrugën e Kavajës forcat speciale “Shqiponja” ishin vënë në ndjekje të dy personave, pasi kryenin veprime të dyshimta dhe duket se po bëheshin gati të kryenin një grabitje.

Pasi e pikasën se po ndiqeshin nga policia Eduard Kacolli dhe Ndue Ndoi qëlluan në drejtim të uniformave blu e në tentativë për t’u larguar u futën në rrugicën që lidh Islam Allën me Himë Kollin.

Nën kërcënimin e armës, ata ndaluan një drejtues motori për t’i marrë mjetin, por ajo që ndodhi më pas do t’iu habisë. Jo vetëm reagimi i drejtuesit te motorit, por edhe i forcave “Shqiponja”.

Sipas komunikatës zyrtare të policisë veprimi i drejtuesit të motorit neutralizoi grabitësin, kjo dhe falë ndihmës së policisë, e cila ishte vënë në ndjekje. Por pamjet tregojnë se falë ndihmës së qytetarit, i cili në fakt po mbronte mjetin e tij, policia arrestoi 4 persona përfshirë dhe atë që arriti te largohej me motor.

Të gjithë janë të akuzuar për një sërë grabitjesh me dhunë./VizionPlus

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=1M4QlJjU9QU?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Pronari i motorit përleshet me grabitësit, forcat speciale të Tiranës, rrinë e shikojnë (VIDEO) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img