29,03,2024

Pritet propozimi i liberalizimit të vizave për Ukrainën. Kosova ende duhet të pres!

Must Read

vizaa-780x439

Komisioni Evropian do të propozojë këtë muaj liberalizimin e regjimit të vizave për Ukrainën, përkundër referendumit të Holandës kundër Marrëveshjes së Asocimit BE-Ukrainë, ka thënë një burim në BE. Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në muajin mars të këtij viti i ka premtuar presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, se ekzekutivi i BE-së do ta paraqesë propozimin në muajin prill.

“Mund të duket se ne po i injorojmë votuesit holandezë, por ne duhet ta mbajmë fjalën tonë për Ukrainën, që i ka plotësuar kushtet”, tha thënë burimi, raporton Reuters.

Ukraina i ka rreth 45 milionë banorë.

Përkundër aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2013, dhe luftimeve të forcave qeveritare kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, deri tash nuk ka pasur ndonjë largim masiv të shtetasve nga ky vend, kanë thënë zyrtarët e BE-së.

Ukraina nuk është i vetmi vend që me padurim e pret regjimit e udhëtimit të lirë pa viza.

Liderët e BE-së kanë premtuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave me Turqinë.

Po ashtu, Komisioni Evropian po punon në propozimin e ndjeshëm politik, që procesin e liberalizimit të vizave ta zgjeroj edhe për Kosovën.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img