29,04,2024

Kosova renditet e treta në listën e shteteve më të lira në botë

Must Read

prishtina

Kosova është vendi i tretë më i lirë në botë për të jetuar.

Në rast se dëshironi të ruani edhe më shumë kursimet tuaja, zhvendosja në këto vende të botës do të ishte një strategji e duhur.

Sipas listës së publikuar nga ‘GoBangkingRates’, Kosova renditet e treta si shteti më i lirë ku njerëzit mund të jetojnë, transmeton Gazeta Blic.

Kjo analizë është bërë nga katër faktorë:

Fuqia e blerjes lokale: Kjo bën matjen e fuqisë relative të blerjeve në atë shtet, krahasuar me New York Cityn. Një fuqi më e ulët e blerjeve bën blerje më të vogla, ndërsa një fuqi më e madhe bën blerje më të mëdha.
Lista e qirave: Bën krahasimin e çmimeve të qirave në një shtet me ato të New York Cityt.
Tregtia e ushqimit: Krahason çmimet tipike të sendeve ushqimore në shtet me ato të New York Cityt.
Lista e çmimeve të konsumatorit: Bën krahasimin e çmimeve të shërbimeve lokale – duke përfshirë restaurantet, dyqanet dhe mjetet e transportimit – me ato të New York Cityt.

Në bazë të këtyre standardeve, Kosova është renditur e 3-ta në këtë listë. Kosova ka fuqinë e blerjes lokale 33.8% më të ulët në krahasim me New York-un, qiraja është 91.5% më e ulët, ushqimet janë 75.8% më të lira, dhe shërbimet lokale janë 72.6% më të lira, transmeton Gazeta Blic.

Në artikull shkruhet se “Kosova, me popullsinë 1.9 milionë banorë, ka punimet në miniera dhe materialet për ndërtim si dy industritë më të mëdha në vend. Kur bëhet fjalë për çmimet, Kosova është vendi më i lirë për ushqimet dhe të mallrave për konsumim. Në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, shpenzimet për një person janë vetëm 324 dollarë për muaj. Çmimet e qirave janë po ashtu të lira, dhe kushtojnë vetëm 275 dollarë në muaj për një apartament me një dhomë fjetje”.

Në anën tjetër, Shqipëria renditet e 27-ta në këtë listë.

Më poshtë mund të shihni listën e top 10 shteteve me çmimet më të ulëta, duke filluar nga ato më pak të lira deri te vendi numër 1 më i lirë në botë, në bazë të standardeve të cekura më lartë. /Gazeta Blic/

10. Maqedonia

9. Republika e Çekisë

8. Paraguaji

7. Omani

6. Zambia

5. Kazakistani

4. Arabia Saudite

3. Kosova

2. India

1. Afrika e Jugut

/Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img