29,03,2024

​Zaev: Mbi 10 mijë votues të dyshimtë në listë

Must Read
Lideri i LSDM-se, Zoran Zaev

 

Ai ka paraqitur sot disa parregullsi në listën zgjedhore, ku një ndër më të diskutueshmet janë ato me votues inekzistentë dhe me votues të vdekur.

“Për shembull pyetja: askush nuk jeton në këtë adresë, përgjigja ka qenë: Në këtë adresë nuk jeton personi me këto të dhëna. Këto përgjigje do të thonë se ato votues duhet të fshihen nga lista zgjedhore. Në vendin ku nuk ka shtëpi janë regjistruar 40 votues. Këto janë absurde, shpresoj që ky organ i pavarur që së bashku e krijuam do të jetë i tillë. Në pyetjen askush nuk jeton në këtë adresë, janë 10 938 votues që duhen fshirë” , tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së .

27 mijë votues të tjerë sipas LSDM-së janë që kanë ndërruar adresat apo që ndodhen në diasporë që sipas Zaevit kanë të drejtë të votojnë. Zoran Zaev ka këmbëngulur edhe një herë për përmbushjen e kushteve elementare për zgjedhje më 5 qershor.

“Do t’i përsëris edhe një herë principet, zgjedhje të rregullta, fer dhe demokratike, rikthimin e drejtësisë në Maqedoni, depolitizimi dhe demokr atizimi i institucioneve, si dhe duke qëndruar në krah të të gjitha vlerave universale dhe evropiane, sepse të gjithë qytetarët meritojnë që në mënyrë të barabartë t’i konsumojnë këto vlera”, theksoi Zaev.

Lidhur me suspendimin e të gjitha vendimeve të ministrave të LSDM-së Oliver Spasovski dhe Frosina Remenski, Zaev ka thënë se ata akoma janë në pozicionet e tyre. Këto deklarata Zaev i ka bërë gjatë nënshkrimit të një marrëveshjeje me kryetarin e PEI (Partia për të ardhmen Evropiane), Fiat Canovski.

 

The post ​Zaev: Mbi 10 mijë votues të dyshimtë në listë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img