26,04,2024

Prindi kosovar që tërhoqi vëmendjen sot në Prishtinë (Foto)

Must Read

Ajri i ndotur e ka vështirësuar jetën e qytetarëve në Prishtinë. Jo vetëm komunikacioni dhe ajri me cilësisë tejet të dobët përbën problem për banorët e kryeqytetit kosovar.

Vendimi për të bllokuar disa rrugë të Prishtinës po detyron qytetarët që të gjejnë alternativa për të kryer nevojat familjare. Një ide të bukur e ka gjetur kameramani i njohur kosovar, Jeton Sopa.

Pasi që rrugët deri tek çerdhja e dy djemve binjakë të tij, Malit e Lisit nuk është e lejuar për qarkullim, Sopa ka funksionalizuar biçikletën e tij me një “rimorkio” bartëse për të marrë nga çerdhja dy djemët e tij.

Veprimi i tij “në mbrojtje të ambientit” e ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në kryeqytet./Indeksonline/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img