26,04,2024

Premiera e shfaqjes “Njeriu, kafsha dhe virtyti”, jepet më 16 mars

Must Read

Të enjten, më 16 mars, në orën 20:00, në teatrin ‘’Adriana’’, në Ferizaj mbahet premiera e shfaqjes “Njeriu, kafsha dhe virtyti” nga autori Luixhi Pirandello, në  regji të Kushtrim Bekteshit.

“Teksti është një dramë psikologjike me elemente komike dhe flet për krizën etike të një shoqërie, duke nxjerr në sipërfaqe hipokrizinë njerëzore dhe standardin e dyfishtë në perceptimin dhe vlerësimin e veprimeve vetjake kundrejt veprimeve të të tjerëve. Çfarë është etike dhe jo etike, e vërtetë dhe gënjeshtër, varet nga këndvështrimi individual i secilit personazh”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Kulturës në Ferizaj.

Në shfaqje luajnë aktorët: Shpëtim Selmani, Dardana Mehmeti, Mevlan Saraçi, Jajush Ramadani,Edona Berisha-Bekteshi, Milot Salihu, Sherif Bega, Ali Krasniqi, Arben Marevci, Ekrem Jakupi.

Repriza e parë jepet më 17 mars, në orën 20:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img