23,04,2024

Po rregullohet rruga për të cilën u falën toka dhe u rrënuan shtëpi

Must Read

Ferizaj– Në fshatin Zllatar të komunës së Ferizaj, po punohet me intensitet të shtuar në rregullimin e rrugës që qon në drejtim të fshatit Dardani, por edhe në intervenimin e rrjetit të kanalizimit.

Për të parë nga afër këto punime doli edhe kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Savrqa së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, por edhe me përfaqësuesit e këtyre fshatrave. Kryetari Svarqa këtë projekt e ka vlerësuar tejet lart, ndërkaq tha se edhe në këtë rrugë po punohet me standardet që po realizohen në të gjitha rrugët e qyteteve por edhe fshatrave.

13221018_1175996042435217_5008463883357369096_n (1)

“Rruga Zllatar- Dardani ka një gjatësi mbi 3 kilometra dhe me një gjerësi prej gjashtë metra, janë këto standarde që po aplikohen edhe në viset rurale. Në fshatin Zllatar po punohet edhe në realizimin e rrjetit të kanalizimit sepse banorët kanë pasur problem edhe me rrjet të ujësjellësit pikërisht nga ujërat e zeza”, ka thënë kryetari Svarqa, duke falënderuar banorët e këtij fshatit për kontributin e tyre që po dhënë edhe në lirimin e pronave të tyre private vetëm e vetëm që të bëhet rregullimi i rrugës.

“Ky është një shembull jashtëzakonisht shumë i mirë, të cilin duhet ndjekur të edhe qytetarët e tjerë. Unë i inkurajojë edhe qytetarët e tjerë që të ndjekin këtë gjë, sepse një numër i konsiderueshëm i projekteve nuk mund të realizohen për shkak të mundësisë se zgjidhjes së kësaj çështje”, ka është shprehur kryetari Svarqa.

13233013_1175996032435218_449817657579602403_n

Këto projekte që po realizohen i ka vlerësuar lartë edhe deputeti i kësaj ane Xhevat Sallahu, njëherësh përfaqësues i fshatit Zllatar.
“Kjo rrugë do të jetë shembull për banorët, sepse vetëm banorët e lagjes Topallë kanë liruar rreth një hektarë tokë private për zgjerimin e kësaj rrugë ku mund ta jepet një shembull edhe për të gjithë banorët e tjerë. Ka pasur qytetarë që kanë rrënuar edhe shtëpitë e tyre vetëm e vetëm që të bëhet rregullimi i rrugës. ”, ka thënë Sallahu.

Edhe Elhami Karaliti banorë i fshatit Zllatar ka vlerësuar tejet lartë realizmin e këtyre projekteve në fshatin e tyre,

U bë e ditur se rreth 300 mijë euro është vlera e investimeve që po realizohen në fshatin Zllatar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img