03,07,2025

Pesë arsye të dështimit të grusht shtetit në Turqi

Must Read
059CC92A-081A-411C-AEFD-383821F88041_w987_r1_s

Ushtria e Turqisë ka arritur të marrë direkt pushtetin tri herë qysh në vitin 1960. Përse ka dështuar përpjekja e fundit për grushtshtet?

Mungesa e mbështetjes publike

Tre grushtshtetet e para janë pritur shumë mirë nga një publik i etur për “paqe dhe rend”, pas periudhave të grindjeve sociale dhe dhunës. Këtë herë, nuk ka pasur mbështetje të tillë publike për komplotuesit e grushtshtetit. Në fakt, turma të mëdha njerëzish i janë përgjigjur thirrjes dramatike të presidentit Recep Tayyip Erdogan për të dalë në rrugë dhe për të kundërshtuar grushtshtetin.

Këtë herë (me sa duket) nuk ishin sekularistët

Ushtria e Turqisë, prej kohësh, e ka konsideruar veten mbrojtëse të Kushtetutës laike të vendit. Në grushtshtetet e kaluara, ajo ka marrë pushtetin nga qeveritë civile që i ka konsideruar rrezik për rendin laik. Këtë herë, autoritetet nuk kanë fajësuar sekularistët, por një figurë ferare, Fetullah Gulen, kritik i Erdoganit, që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara. Dy partitë më të mëdha opozitare kanë dalë po ashtu në mbështetje të qeverisë, duke thënë se përvoja e hidhur nga grushtshtetet e kaluara ushtarake nuk duhet të lejohet të përsëritet.

Policia dhe komplotuesit e grushtshtetit ishin në anë të ndryshme

Në rastet e mëparshme, policia ka respektuar udhëheqësit e rinj të Turqisë, pas marrjes së kontrollit nga ushtria. Në ditët e sotme, policia shihet si më e afërt me qeverinë. Zyrtarët e policisë kanë arrestuar dhjetëra ushtarakë të rebeluar.

Komplotuesit e grushtshtetit ishin pjesë e vogël e ushtrisë

Edhe qeveria, edhe opozita kanë vlerësuar se kryengritësit kanë përbërë maksimum 10-20 përqind të ushtrisë. Në të kaluarën, ushtria ka ndërhyrë si e tërë.

Mbyllja e mediave është më e vështirë

Në rastet e mëparshme, komplotuesit e grushtshtetit kanë marrë kontrollin e televizionit dhe radios shtetërore. Por, në rastin e fundit, lajmet janë shpërndarë falë televizioneve joshtetërore, kryesisht nga CNN turk, pastaj platformat Twitter dhe WhatsApp. /rel/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img