Të pranishëm, përpos familjarëve, ishin edhe shokë e bashkëluftëtare të Bacit, të cilët kishin ardhur për ta nderuar në 7-vjetorin e ndarjes nga jeta.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Jonuz Musliu.
Kujtime në nderim të figurës së Shaban Viqës-Bacit evokuan shokët Jonuz Musliu, Ali Reshani dhe në emër të familjes, vëllai i Bacit, Nazmi Viqa.