29,03,2024

Përkujtohen dëshmorët Ramadan Rexhepi-Adidasi dhe Imri Halili ( Foto)

Must Read

Në 17-vjetorin e rënies, të  enjten në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj janë përkujtuar dëshmorët e kombit, Ramadan Rexhepi-Adidasi dhe Imri Halili, të rënë në Jezerc të Ferizajt.Me këtë rast homazhe dhe kurora me lule kanë vendos familjar, të afërm, nxënës dhe shumë qytetarë.

Familjarët e dëshmorëve thonë se dhimbjen e kanë shndërruar në krenari dhe se vetë pjesëmarrja e qytetarëve tregon më së miri respektin jo vetëm për këto dy figura po për të gjithë dëshmorët.

Familjarët e dëshmorëve  kanë falënderuar tē gjithë ata të cilët kishin ardhur të nderojnë dëshmorët.

“Ata që  ranë në altarin e lirisë gjithmonë do të jenë në zemrat dhe kujtesën e  popullit. Sot gjaku i tyre po bënë dritë dhe Kosova po ecën  në rrugën e sigurt të shtetndërtimit. Ishte familja Jashari ajo që dha shembullin se pa flijime nuk fitohet liria” tha Habib Halili, babai i dëshmorit  Imri Halili.

Adidasi 2 Adidasi 3 Adidasi1

Homazhe dhe kurora lulesh u vendosën edhe tek lapidari i dëshmorit  Ramadan Rexhepi-Adidasi në vendin e rënies tek Lagja e Ugzmajlve në Jezerc.

jezeerc 2 jezerc 4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img