20,04,2024

Për vrasjen e Almirit, reagon PD-ja e Lulzim Bashës

Must Read
Almir Aliu

Është Partia Demokratike dënon ngjarjen e ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë ku një fëmijë shqiptar 4 vjeç u aksidentua për vdekje qëllimisht nga një shtetas maqedonas.

Në një njoftim për mediat, PD ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve të fëmijës 4 vjeç, thotë se ky është një krim që meriton të ndëshkohet nga drejtësia.

Reagimi i PD-së:

Partia Demokratike dënon me forcë ngjarjen e rëndë në Kumanovë të Maqedonisë, ku një qytetar ka perplasur me paramendim me makinë një familje shqiptare atje ku si pasojë mbeti i vdekur Almiri 4 vjeçar. Ky është një krim i shëmtuar çnjerëzor, dhe Partia Demokratike gjendet sot pranë familjarëve të Almirit, të afërmve dhe miqve, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta.

Ky krim që ka tronditur Maqedoninë e më gjerë, meriton të ndëshkohet nga drejtësia. Ligji duhet të funksionojë me ashpërsi, për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten. Partia Demokratike pret dhe kërkon drejtësi, drejtësi shembullore që ti shërbejë Maqedonisë dhe stabilitetit atje.

The post Për vrasjen e Almirit, reagon PD-ja e Lulzim Bashës appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img