20,04,2024

Pas 21 vjetësh, gjendet boshnjakja e rrëmbyer nga polici serb

Must Read

E rrëmbyera boshnjake është gjetur në Aleksinac të Serbisë, ndërsa personi që po e mbante me dhunë ishte polici Gjorgje Veliçkoviq, anëtar i Korpusit të Uzhicës. Ai e kish mbyllur në podrum dhe e kishte dhunuar mijëra herë.

Një policë serbë që kishte marrë pjesë në luftës e Bosnjës, kishte rrëmbyer 21 vjet më parë (1995) në zonën e Srebrenicës, një qytetare boshnjake, dhe që nga ajo kohë e kishte mbajtur fshehurazi në podrumin e shtëpisë së tij. Për dy dekada ai, shpesh edhe me shokë, e kishte dhunuar atë rreth 3 mijë herë.

E rrëmbyera është gjetur në Aleksinac të Serbisë, ndërsa personi që po e mbante me dhunë ishte ish polici Gjorgje Veliçkoviq. Ky i fundit i përkiste Korpusit të Uzhicës, që mori pjesë në luftimet më të rrepta në rajonin e Srebrencës në Bonjsë. Ai është arrestuar nga Policia e Serbisë, ndërsa boshnjakja Samra Huskaraniq është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Vajza ishte përdhunuar më shumë se 3 mijë herë, madje Veliçkoviq ka sjellë edhe miq të cilët të gjithë së bashku ishin anëtarë të Korpusit të Uzhicës – nga Serbia, ushtarë të cilët kanë bërë shumë krime gjatë luftës në Bosnje, citon Koha.

Gjorgje ka pranuar menjëherë se vajzën së pari e ka mbajtur të fshehur në një fshat në rrëzë të Kopaonikut, ndërsa kur gruaja e tij ka vdekur, atëherë ai e ka dërguar atë në bodrumin e tij me qëllim që t’i shërbejë të gjitha dëshirave të tij, raporton revista “BH”. Vajza nuk është ushqyer mirë, është e pistë, me flokët dhe thonjtë të mëdhenj, ndërsa në trupin e saj shihen dhjetëra lëndime dhe gërvishtje.

Për Gjorgje tani pritet burgim i përjetshëm.

Në shtëpinë e tij janë gjetur edhe 17 granata dore, dy mitralozë, një bazuke dhe një minahedhëse. Këtë rast policia po mundohet ta mbajë të fshehur deri sa të hetohen të gjitha rrethanat e këtij krimi. Vajza është dërguar në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img