13,10,2024

Dëshmia tronditëse e edukatores: Fëmijët rriheshin sistematikisht (Video)

Must Read

 

Një javë pas transmetimit të pamjeve tronditëse në ekranin e “Televizionit Klan”, ku Shabani shfaqej duke dhunuar një fëmijë vetëm 3 vjeç, emisioni investigativ “STOP” sjell një tjetër dëshmi, të një prej edukatoreve që punonte në këtë kopsht.

Bëhet fjalë për një kamera të fshehtë, ku edukatorja në fjalë pranon dhunën sistematike që i ushtrohej fëmijëve në këtë institucion privat nga administratorja Anjeza Shabani, por jo vetëm.

Ajo tregon se edhe një ish-punonjëse, Elona Turdiu, ushtronte gjithashtu dhunë ndaj të vegjëlve dhe rrëfen se dikur “rriheshin masivisht”. Edukatorja tregon mënyrat që Shabani përdorte për të fshehur dhunën dhe se 3-vjeçari nuk ishte i vetmi fëmijë që dhunohej.

Siç rrëfen edukatorja në video, shpesh fëmijët mbuloheshin me çarçaf dhe më pas goditeshin që të mos dalloheshin shenjat. Një tjetër zgjidhje, për të fshehur shenjat e kuqe në trupin e të vegjëlve ishte përdorimi i një sprai, me të cilin i lyenin fëmijët pasi i rrihnin.

Edukatorja konfirmon gjithashtu pasojat e rënda që ka lënë kjo dhunë barbare tek fëmijët, duke sjellë rastin e një të mituri, që po trajtohet nga një psikologe, pasi ngrihet në gjysmë të natës i tronditur e duke ulëritur.

Prindi: Kush merrej me fëmijët?

Edukatorja: Anja me gjithë Mondën.

Prindi: Po ajo tjetra, Elona? E ke arritur ti Elonën?

Edukatorja: Po po

Prindi: Tani nuk është te Kisha, është te një kamp veror…

Edukatorja: Nuk është, sepse është zënë me një shoqen e vetë të ngushtë për flokësh. Edhe i them “Anja dëgjo, më fal që po të flas se ti je shefja dhe unë jam punëtore këtu, po ti i prek shumë kalamajtë me dorë” , i thashë. Po tha, se ti duhet të mbash autoritetin. Autoriteti nuk mbahet me dorë, i thashë, autoriteti mbahet me fjalë. Mos u merr tha me atë, unë merrem vetë, ti thjesht mos u ngatërro. Dakord. Ata që nuk merresha unë ishte djali juaj S…, ishte Le…, ishte Ra…, ky që i shkulte veshin, veshin e shkulte me dorë, po bërdau sa i hante dora”.

Prindi: Më tha mua është përplasur, është zënë me atë shokun e vetë, me këtë të shëndoshin. Si e ka ky?

Edukatorja: Me Be….

Prindi: Me Be…

Edukatroja: Be… është rrahur më keq se Sk… Ka qenë në periudhën e Ri.. dhe Ra…, që rriheshin masivisht. Periudha e dhunës ka filluar që në kohën e Elonës. Unë nuk e di si se keni kapur. U thosha, o zysh a do të kthehet zysh Lona, meqë unë s’të pëlqej shumë se ti më mërzit gjithë kohës? Jo jo o zysh, Lona jo, se më rrihte, thoshte. Edhe shumë i acaruar në fytyrë, kur e kam lënë. Edhe kalamajtë thonë që zysh Lona edhe kjo i rrihte goxha.

Prindi: Çfarë bënte?

Edukatorja: Sprajtin e blinte te LR-ja. I gjuante për shembull dhe i lyente me sprajt. Sprajti ia heq atë të kuqen që linte shuplaka, ose shenja… Ajo futej në dhomë… se kishte stilin që i mbulonte kokën me çarçaf dhe i gjuante.

Edukatorja: Elona Turdiu.

Edukatorja: Nëse e ke vënë re videon, dy gocat binjake më pyesin: kush fëmijë zysh u rrah? Qenka Te..! E njihni Te.., ai i vogli sy bojëqielli? Ai është me psikologe në shtëpi, sepse çohet natën dhe ulëret.

Prindi: Këtë gjë kishte filluar ta bënte edhe te njëra nga gocat, te binjaket.

Të enjten e shkuar Gjykata e Tiranës la në burg pa afat administratoren e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabanin, për akuzën e dhunës ndaj të miturve dhe shpërdorimit të detyrës.

Përpara gjykatës ajo tha se videoja e shfaqur në “STOP”, ishte i vetmi rast kur ka ushtruar dhunë ndaj 3vjeçarit.

Por pretendimet e Shabanit u hodhën poshtë nga Prokuroria, që solli prova dhe dëshmi, që tregonin se dhuna ndaj fëmijës ushtrohej prej të paktën 6 muajsh.

Dëshmia e shfaqur sonte në “STOP” tregon edhe një herë se në kopshtin privat “Diren” dhuna mbizotëronte prej kohësh.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=63AKl0vyR9I?feature=oembed&w=640&h=360]

The post Dëshmia tronditëse e edukatores: Fëmijët rriheshin sistematikisht (Video) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img