25,04,2024

Pallaska për reformën në Shqipëri: Nuk do të ketë mrekulli për zgjidhjen e problemeve shoqërore

Must Read
Dastid Pallaska

Ish këshilltar kushtetues në presidencën e Kosovës, Dastid Pallaska ka shkruar për reformën në drejtësinë e Shqipërisë.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë nuk ndërtohet me një zgjidhje të vetme, shkruan lajmi.net.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook:

“Duke i përcjell nga distanca zhvillimet “dramatike” në Tiranë në lidhje me “reformën në drejtësi” të krijohet përshtypja e gabuar se Shqipëria është në prag të një mrekullie që do t’i zgjidh të gjitha problemet shoqërore.

Krejt kjo zhurmë po bëhet për një proces të riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilin e kemi kryer në Kosovë nën mbikëqyrje të plotë ndërkombëtare në vitin 2008.

Se sa pozitiv ka qenë ky proces në Kosovë tregon më së miri fakti se 7 vite pas këtij procesi u detyruam të krijojmë Gjykatën Speciale me arsyetimin se nuk kemi sistem të drejtësisë në vend”, shkruan ai. /lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img