26,04,2024

Nxënësit e shkollës bujqësore në kuadër të një projekti shkollor aftësohen për punë praktike

Must Read

Nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji ”Zenel Hajdini”,  janë përfshirë së fundi në projektin për mbjelljen e fidaneve të mjedrës në oborrin e shkollës.

Ky projekt shkollor është konsideruar si i domosdoshëm për praktikat agronomike ngase në këtë mënyrë nxënësit aftësohen për punë të pavarura profesionale.

Këtë projekt e kanë vlerësuar me këtë rast nxënësit, arsimtarët dhe drejtuesit e kësaj shkolle.

Ditë më parë Shkolla e Mesme për Agrobiznes”Zenel Hajdini” ka përfituar nga komuna një donacion të fidaneve të mjedrës.Me këtë po synohet që nxënësit sadopak në kuadër të praktikës profesionale të aftësohen për procesin e mbjelljes së kësaj sorte.

15356885_10209356452886627_294324938_n

Në anën tjetër edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë thënë se kjo përbën çështje të realizimit të punës praktike. Mësimdhënësi, Sabri Braha, ka thënë se nxënësit kanë interesim sidomos për pemët e imta ngase një pjesë e nxënësve këto varitete i kanë edhe nëpër ekonomitë shtëpiake.

Ky projekt është vlerësuar edhe nga drejtoria e shkollës, zyrtarët e së cilës kanë thënë se aplikimin për ta përfituar këtë sasi të fidaneve e kanë bërë kohë më parë.

Shkolla e mesme për Agrobiznes  dhe Teknologji ’Zenel Hajdini” në vazhdën e rritjes së interesimit të nxënësve për profilet e saja ka nisë nënshkrimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit me bizneset e ndryshme të komunës, transmeton Tv Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img