04,12,2024

Të diplomuarit e zhgënjyer djegin ‘’diplomat’’

Must Read

Anëtarë të organizatës “Demokracia Studentore’’ në Ferizaj, kanë djegur diplomat e fotokopjuara si shenjë revolte ndaj pushtetit lokal, ngase sipas tyre nëpër institucione po punësohen militantë partiak, e individë që nuk kanë fare diploma, ndërsa të diplomuarit po diskriminohen.

Kryetari i organizatës ‘’Demokracia Studentore’’, Mexhid Ramusa, theksoi se janë të detyruar t’i djegin diplomat sepse nuk po gjejnë punë dhe kjo është duke i’u mohuar nga kryetari i Ferizajt.

“Komuna e Ferizajt, nuk po u jep qasje studentëve për t’u punësuar dhe për të shprehur atë që e kanë mësuar në studime dhe për të kontribuar për këtë vend, pasi që kryetari Muharrem Svarqa dhe kryetari i kuvendit komunal, po punësojnë njerëz militantë të partisë së tij dhe nuk po japin qasje që asnjë student të punësohet, dhe ne kemi marrë vendim që t’i djegim diplomat dhe t’i tregojmë që edhe ne mundemi me punu, arsyeja është që nëse kryetari po punëson njerëz pa diploma atëherë edhe neve çka na duhen diplomat”,tha Ramusa.

Edhe Milaim Nuhiu, sekretar i organizatës “Demokracia Studentore”, tha se mohimi i së drejtës për të punuar po e detyron që ta lëshoj vendin.

“Duhet të shikojmë variantin tjetër, ndoshta edhe ajo siç ka ndodhur para disa  muajve që ka patur një largim të madh të qytetarëve jashtë vendit, ndoshta ajo është zgjidhja për neve sepse këtu nuk po shohim zgjidhje, fatkeqësisht është zgjidhja më e keqe e mundshme atë që nuk kishim dashur kurrë me përjetu si të rinj, por po na detyron me bë këtë, ose me gjetë një alterantivë tjetër përmes punësimeve private”,tha Nuhiu.

Ndërsa, nënkryetari i Ferizajt Xhavit Zariqi, tha se nuk është komuna ajo që duhet të punësoj të diplomuarit, e gjitha çka mund të bëjë, sipas tij, është që të krijoj kushte për punë.

“Për punësim asnjë obligim nuk e ka komuna me i punësu, komuna ka obligim me kriju kushte për punë, kushte për zhvillim të biznesve, zhvillim ekonomik, ata që kanë diploma dhe janë të përgatitur profesionalisht, ata janë duke gjetur punë”,tha Zariqi.

Organizata “Demokracia Studentore”, nëpërmjet protestave e aktiviteteve simbolike, disa herë ka ngritur zërin për të kërkuar të drejta e studentëve. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img