26,04,2024

Nuland: Shqipëria e veçantë në zemrën time

Must Read
Nuland

Këtë fakt e bëri me dije Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland në mbyllje të takimeve që pati në vizitën e saj në Tiranë.

Sipas Nuland kemi të bëjmë me një propozim hibrid, me ide nga Qeveria dhe Opozita dhe mbi të gjitha është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Shqipëria ka vend të veçantë në zemrën time. Kjo është vizita e katërt në Tiranë si  Ndihmës/sekretare. SHBA-ja është krenare që janë aleatë dhe partnerë me Shqipërinë. Reforma në Drejtësi dhe negociatat po vijojnë. Reforma është tejet jetike për të ardhmen e demokracisë shqiptare , i jep fund kulturës së pandëshkueshmërisë. 91 përqind e shqiptarëve e kërkojnë reformën në drejtësi. Ambasadori Lu iu ka bërë një propozim të ri palëve për reformën. Negociatorët nga të dyja palët kanë punuar fort. SHBA dhe BE krenarë që kanë ndihmuar në këtë proces. Propozimi i ri është hibrid me ide nga qeveria dhe opozita dhe në përputhje me rekomandimin e Komisionit të Venecias”, tha Nuland në konferencën për gazetarë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img