25,04,2024

Një ‘dozë e lehtë e aspirinës’ zgjidhja për sëmundjen e Alzheimerit

Must Read

Sëmundja e Alzheimerit shkakton një gjendje të rëndë emocionale tek pacientët, ku iu dëmtohet kujtesa dhe në përgjithësi kualiteti i jetës, transmeton Gazeta Express.

Sipas informacioneve të deritanishme, ka shumë pak raste ku trajtimi me barnat ekzistuese ka rezultuar i suksesshëm. Mirëpo një zbulim i një hapi, që funksionon si aspirina dhe mund të ndikojë në përmirësimin e kësaj sëmundje është gati për t’u testuar në njerëz.

Inflamacioni është nje proces i rregullt, i cili vepron si përgjigje e sistemit imun ndaj një agjenti të jashtëm duke tentuar t’i lehtësojë infeksionet dhe ndihmojë në shërimin e plagëve, mirëpo në sëmundjen e Alzheimerit ky inflamacion zgjatë shumë dhe është shumë i fortë.

Shkencëtarët kanë tentuar të gjejnë një mekanizëm, që do të bllokonte inflamacionin e dëmshëm në tru pa e dëmtuar procesin e inflamacionit të rregullt. Pas shumë viteve një ekip nga Universiteti Northwestern ka krijuar një tabletë të quajtur MW-151, studime këto që janë mbështetur edhe nga Fondacioni për Zbulime të Alzheimerit dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit.

Edhe pse kjo tabletë është konsideruar si shumë efektive, ende duhet kohë për ta hedhur në treg dhe për ta vënë në funksion.

Kjo tabletë do të jetë si tabletat e rëndomta, dhe bashkë me disa barna të tjera do të arrijë të sulmojë mekanizmat përgjegjës për këtë sëmundje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img