27,04,2024

NISMA kritikon ashpër VV-në e AAK-në (VIDEO)

Must Read

nisma-ky-regjim-ka-q-euml-llim-t-euml-frik-euml-soj-euml-qytetar-euml-t_hd

Nisma për Kosovën do të jetë pjesë e protestës të cilën e ka thirrur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 14 maj, për të kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit dhe atë të bashkësisë së komunave me shumicë serbe, por ende nuk është vendosur që të jetë bashkë organizatore apo vetëm përkrahëse. Kështu është shprehur në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel, Fehmi Hysenaj, anëtar i Këshillit për Përgjithshëm të NISMA për Kosovën.

“Për çështje madhore do të ishte mirë që opozita të jetë e bashkuar, mirëpo janë disa arsyeje që blloku të mos jetë unifikues”, ka thënë Hysenaj duke shtuar në qoftë se dy partitë (VV e AAK) do të kalkulojnë të gjitha gjërat për të ardhur deri të ndryshimi i madh, atëherë edhe NISMA për Kosovën do të kalkulojë për veten.

Hysenaj e pranon se blloku nisi të përçahej pikërisht për listën e përbashkët zgjedhore.

“Sigurisht ishte tendenca e dominimit në listë, sepse dikush nga grupi mendonte që të jetë lider i pashmangshëm. Ne Nisma për Kosovën gjithmonë i kemi dhënë këtij blloku unitet dhe kemi lëshuar pe për të gjitha madje edhe në kohën e VLAN-it”, ka thënë ai.

I pyetur se cila nga partitë opozitare po tenton ta prish unitetin përbrenda bllokut, Hysenaj ka thënë se janë pikërisht dy partitë e mëdha opozitare, VV e AAK.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që NISMA për Kosovën të bashkëpunojë në të ardhmen edhe me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nuk kemi vija të kuqe me asnjë nga partitë politike në vend”, ka thënë ai.

Ai tregon se si NISMA për Kosovën vazhdimisht ka marr ofertë nga kjo Qeveri që të jetë pjesë e koalicionit qeverisës, pasi që siç thotë ai NISMA e ka shoqërinë përbashkët me PDK-në./Tribuna/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=videoseries?list=PL-sMILPl2e_KjqM6YM2aAyflevG2QiPp_]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img