24,04,2024

Nisma godet Jasharajn: Ofertën që e pranove sot e kishe në tavolinë nga dita e parë, në grevë hyre me agjendë partiake

Must Read
Shefi i GP-së së partisë Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, përmes një postimi në Facebook ka goditur Rrahman Jasharajn, duke i thënë se ofrtën e njejtë për ndërprerje të grevës e kishte në tavolinë që nga dita e parë të cilën nuk e ka pranuar. Sherifi i ka kërkuar përgjegjësi Jasharajt për orët e humbura mësimore, grevën e mësimdhënësve e ka cilësuar politike

Bilall Sherifi ka reaguar pasi SBASHK ka arritur marrëveshje me Qeverinë për nisjen e procesit mësimor. Grevën e mësimdhënësve e ka cilësuar grevë politike, duke shtuar se Jasharaj ofertën e që e pranoi sot e kishte në tavolinë që nga dita e parë.

“Në funksion të informimit të drejtë të publikut, më duhet të sqaroj se këtë ofertë të cilën sot e pranoi kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari dhe e shpalli si fitore të grevës, e ka pasur ne tavolinë qysh gjatë javës së parë të grevës. Një ofertë e tillë atij i është bërë nga ministri i arsimit Shyqyri Bytyqi, ofertë e cila ka qenë e koordinuar me zv. Kryeministrin Fatmir Limaj dhe me deputetët e Nismës me qellim që nëse SBASHKU e pranon, e njejta së pari t’i prezantohet Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe më pas përmes tij të dërgohet në Qeveri”, ka shkruar Sherifi transmeton Gazeta Express.

Sot, ai, ofertën të cilën e konsideronte të papranueshme dhe ofenduese e shpalli fitore. Shumë mirë. Edhe unë ia uroj fitoren, thotë Bilalli.

“Mirëpo kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jashari, as që ka pranuar ta merr në konsideratë këtë ofertë, duke thënë se jo vetëm që është e pa pranueshme një gjë e tillë, por kjo ofertë përbën ofendim për mësimdhënësit!

Përmes këtij veprimi të sotëm, ai dëshmoi se në grevë ka hyre në funksion të agjendave partiake, dhe jo me qëllim të arritjes të një pozicioni më të mirë për mësimdhënësit në ligjin për paga aq shumë të debatuar dhe të kontestuar në publik!

Pra, meqë marrëveshja është e njëjta që i është ofruar atij që në fillim të grevës, Kryetari i SBASHK-ut e ka për detyrë t’ua sqarojë qytetarëve të Kosovës, se me urdhër të kujt e filloi grevën dhe me urdhër kujt e ndërpreu atë!

Kryetari i SBASHK-ut duhet ta merr përgjegjësinë për javët e humbura në mësim dhe të jep llogari para nxënësve, mësimdhënësve qytetarëve dhe para atyre që e kanë zgjedhur’

Nëse se ai nuk është i gatshëm ta merr përgjegjësinë për veprimet e tij, ata që e kanë zgjedhur duhet ta shkarkojnë për dëmet që ua ka shkaktuar nxënësve në funksion të dobisë personale dhe të agjendave partiake”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img