04,05,2024

SBASHK-u vendos ta pezullojë grevën: Mësimi fillon të hënën

Must Read

Pas marrëveshjes me qeverinë, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë ka vendosur që greva në arsim pas tri javësh të pezullohet.

Këtë vendim SBASHK-u e ka marrë pas mbledhjes së Këshillit grevist që zgjati për më shumë se një orë.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari tha para anëtarëve se greva do të pezullohet, për të parë se çfarë do të ndodhë me Ligjin e Pagave, raporton Telegrafi.

Jasharaj bëri të ditur ata do të mbajnë grevë përsëri, nëse ndryshohen koeficientët e marrëveshjes që janë arritur sot.

“Nuk e mbyllim grevën, por e shpallim të pezuluar për të parë se çfarë po ndodhë me Ligjin e Grevave. Të hënën fillon mësimi, përveç nëse ndodhin të papritura. Pasi e shpallëm të pranueshme marrëveshjen, duhet të themi se greva nuk mbyllet, por pezullohet”, tha Jasharaj.

Sipas tij, nëse Ligji nuk arrin të votohet atëherë SBASHK-u nuk do të organizojë grevë.

“Ne do të veprojmë me grevë nëse dikush apo grupe të caktuara e heqin nga Ligji këtë koeficient që e kemi arritur me qeverinë”, tha Jasharaj.

Në anën tjetër, menaxheri i financave në SBASHK, Ymer Ymeri tha se greva do të ndërprehet përfundimisht varësisht nga puna në Kuvend.

Vendimi për ta pezulluar grevën erdhi pas marrëveshjes që SBASHK-u arriti sot me Qeverinë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img