19,04,2024

Nisin zgjedhjet serbe në veri

Must Read

13078103-10206039316317730-906337117-o.png

Në veri të Mitrovicës sot në ora 7:10 të mëngjesit është hapur Qendra e votimit në shkollën e mesme teknike ‘Mihajllo Petroviq Allas’ për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Serbisë.

Qytetarët serbë do të mund të votojnë sot deri në ora 20:00, ndërkaq numërimi i votave do të bëhet sipas marrëveshjes me OSBE-në, në qytetet e Vranjës dhe Rashkës të Serbisë.

Ambasadori i Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviq, i cili kishte ardhur në mëngjes për ta vizituar këtë Qendër, ka thënë për KosovaPress se gjithçka deri tani është në rregull dhe se pret dalje në numër të madh të qytetarëve në këto zgjedhje.

Rreth orës 08:00 të mëngjesit në këtë qendër ka votuar edhe kryetari i komunës së veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq. Ai para gazetarëve tha se pret dalje masive të qytetarëve serbë në gjithë Kosovën, sepse një qeveri e fortë është shumë e rëndësishme për ta.

Sipas tij, serbët në Kosovë duhet të jenë të bashkuar në këto momente, për një të ardhme më të mirë të tyre dhe shtetit të Serbisë në përgjithësi.

Në anën tjetër, edhe qytetarët mendojnë se pas këtyre zgjedhjeve do të ketë ditë më të mira për ta. Radosllav Bojoviq nga Mitrovica, i cili tha për KosovaPress se është malazez, por edhe kosovar, i cili jeton që 60 vite në veri të Mitrovicës, tha se pret nga këto zgjedhje shumëçka më mirë.

Bashkëshortja e tij, Dragica Bojoviq, u shpreh po ashtu se nga këto zgjedhje pret gjëra më të mira në të ardhmen, mbi të gjitha paqe.

Ndryshe, për zgjedhjet parlamentare serbe, në veri të Kosovës janë hapur gjithsej 6 qendra të votimit, një në veri të Mitrovicës, një në Zubin Potok, një në Zveçan dhe tre qendra të votimit në Leposaviq, ndërsa 15 mijë e 137 qytetarë kanë mundësinë të zgjedhin nga gjithsej 3270 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Serbisë, në mesin e të cilëve janë edhe kandidatët nga Kosova. /KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img