Uncategorized

Nisin hetimet për mashtrimin me vizat


Publikuar më:


Policia shqiptare

Sipas një njoftimi zyrtar nga organi i akuzës, thuhet se grupi i hetimit u vu në lëvizje nga të paktën 26 kallëzime në Policinë e Tiranës, që akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi nuk kishin përfituar vizën, megjithëse kishin kryer pagesa në shumë të mëdha, që varionin në mijëra dollarë, shkruan tvklan.

Ata thanë se kanë kryer edhe takime në hotele të ndryshme me persona të huaj, që u kishin premtuar vizat.

Prokuroria thotë se denoncuesit kanë rrëfyer se, në datën 26 Prill, ata janë paraqitur pranë zyrave të kompanisë “Ande LM” në rrugën “Ismail Qemali”, por drejtueset e saj ishin larguar jashtë shtetit.

Në krye të kompanisë ishte vënë Klevis Rreshka, i cili kishte blerë pikërisht një ditë më parë rreth orës 18.00 kompaninë “Ande LM”, për vetëm 1 euro.

Ai ka pranuar përpara prokurorëve se Lutfije Makashi dhe vajza e saj kishin treguar për problemet me klientët e tyre.

Prokuroria tha se ka sekuestruar dokumenta të shumtë në zyrat e kompanisë dhe se vijon hetimet për akuzën penale të mashtrimit.

The post Nisin hetimet për mashtrimin me vizat appeared first on Lajminet.

Comments
To Top