25,04,2024

Nis procedimi penal për personat që urinuan mbi kokën e adoleshentit (Foto)

Must Read
Policia shqiptare

Më datë 12.04.2016, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet: 90, 119 dhe 110 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve: – R. N., 34 vjeç, në Tiranë. – D. N., 19 vjeç, banues në Tiranë Pas publikimit në median online “Jetaoshqef” video, ku shfaqeshin pamjet e dhunimit dhe veprime jo të hijshme ndaj një të riu, policia e Tiranës nisi punën për identifikimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë.

Nga ana e specialistëve të policisë u bë i mundur identifikimi i personit të dëmtuar me iniciale A.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Personat e sipërpërmendur e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe kanë kryer veprime jo të hijshme, e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

The post Nis procedimi penal për personat që urinuan mbi kokën e adoleshentit (Foto) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img