26,04,2024

Nga kujdesi për flokët deri tek parandalimi i diabetit, njihuni me vetitë kuruese të dafinësa

Must Read

Përfitimet më mbresëlënëse shëndetësore të gjetheve të danës përfshijnë aftësinë e tyre për të ngadalësuar procesin e plakjes, për të mbrojtur trupin nga
infeksionet bakteriale, për të menaxhuar diabetin, për të përmirësuar shëndetin e zemrës, reduktuar inflamimin, lehtësuar problemet me frymëmarrjen, si dhe për të parandaluar lloje të caktuara të kancerit. Me gamën e gjerë të përfitimeve që ofrojnë këto gjethe të fuqishme, është e udhës t’i përfshini në dietën tuaj
Përmirësojnë tretjen
Gjethet e dafinës kanë një efekt shumë të fortë mbi sistemin gastrointestinal. Ato stimulojnë urinën dhe të vjellat, në rast se ndodh të keni konsumuar diçka toksike. Pë më tepër, komponimet organike që gjenden në gjethe janë shumë të efektshme për problemet e ndryshme që mund të keni me stomakun. Disa nga proteinat më komplekse në dietën tonë moderne mund të jenë të vështira për t’u tretur, por enzimat unike të gjetura në gjethet e dafinës ndihmojnë për të lehtësuar tretjen dhe marrjen e lëndëve ushqyese.
Kujdesi për flokët
Nëse doni të përmirësoni shëndetin e flokëve tuaj dhe të eliminoni zbokthin, aplikoni ujë në të cilin keni zier disa gjethe dafine më parë. Kimikatet dhe përbërësit në to mund të ndihmojnë në eliminimin e lëkurës së thatë dhe zbokthit.
Mbroni shëndetin e zemrës
Një nga përtimet më të rëndësishme të gjetheve të dafinës është aftësia e tyre për të mbrojtur zemrën. Përbërësit që gjenden në gjethe ndihmojnë edhe në eliminimin e kolesterolit HDL (të keq) nga sistemi kardiovaskular
Parandalojnë kancerin
Kombinimi unik i antioksidantëve dhe komponimet organike që gjenden te dafinat ndihmojnë për të mbrojtur trupin nga efektet e radikaleve të lira. Radikalet e lira mund të bëjnë që qelizat e shëndetshme të shndërrohen në qeliza kanceroze, të cilat gjethet e dafinës janë veçanërisht të afta për t’i parandaluar.
Reduktojnë ankthin dhe stresin
Gjethet e danës mund të ndihmojnë për të ulur nivelin e stresit. Hormonet e stresit të tepërt mund të jenë të rrezikshme për shëndetin, kështu që gjethet mund t’ju ndihmojnë që të qetësoheni e të jeni të relaksuar edhe në moment ankthi.
Menaxhojnë diabetin
Gjethet e danës kanë qenë të lidhura drejtpërdrejt me përmirësimin e funksionit të insulinës dhe nivelet e rregulluara të sheqerit në gjak. Për pacientët me rrezik të zhvillimit të diabetit ose për ata që janë me diabet, konsumimi i rregullt i gjetheve të dafinës mund të pengojë komplikacionet që sëmundja shfaq me kalimin e kohës./Panorama

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img