26,04,2024

Nënkryetari Ferati dhe drejtorët Llabjani e Ademi, vizituan institucionet në minutat e parë të 2020-tës, Ferizaj festoi pa incidente të theksuara

Must Read

Siç tashmë është bërë traditë, drejtues të institucioneve lokale, përkatësisht Komunës së Ferizajt, në minutat e parë të Vitit të Ri 2020, vizituan institucionet shëndetësore dhe ato të sigurisë, që kishin organizuar kujdestarinë e shërbimit me rastin e ndërrimit të moteve. Ishte Nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, bashkë me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani dhe atë të Shëndetësisë dhe Mirëqenies, Bekim Ademi, shoqëruar edhe nga drejtori i Komandës Regjionale të Policisë së Kosovës në Ferizaj, Emin Beqiri, uruan punonjësit e angazhuar me kujdestari për natën festive të Vitit të Ri.

Numri dy i Komunës së Ferizajt, nënkryetari Ferati me urimet për mbarësi në Vitin e Ri 2020 për çdo familje ferizajase, tha se punonjësit e përkushtuar të këtyre sektorëve të rëndësishëm të shoqërisë janë meritorët e tejkalimit pa rreziqe të natës së ndërrimit të moteve, duke ofruar shërbimin e tyre 24-orësh për rastet e paraqitura.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Stacioni Policor i Policisë së Kosovës në Ferizaj dhe Brigada e Zjarrfikësve ishin institucionet që u vizituan mbrëmë nga krerë të qeverisjes lokale.

Nga raportimet e institucioneve gjegjëse, Ferizaj mbrëmë kaloi natën e ndërrimit të moteve pa ndonjë rast ku kërkohej intervenim i shpejt dhe me rrezikshmëri.

Me urimet që 2020-ta të çel me më shumë shpresë e dashuri, fat e mbarësi për të gjithë, nisën urimet për qytetarët ferizajas nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtues të institucioneve lokale që mbrëmë u vizituan nga i dyti i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati bashkë me drejtorët komunal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img