07,05,2024

Shumë qytete të Kosovës pa rrymë – KEDS tregon arsyen

Must Read

Ndonëse kanë mbetur edhe pak orë të ndërrimit të motmoteve disa vende në Kosovë janë duke kaluar momentet festive pa energji elektrike – nën dritën e qiriut.
Qytetet që deri tani kanë probleme me energji elektrike janë Prizreni, Ferizaj, Suhareka dhe Fushë Kosova.

Zëdhënësi për media nga KEDS, Viktor Buzhala, ka thënë për Gazetën Express se ekipet e tyre janë duke punuar në zgjidhjen e këtyre problemeve.
“Në disa zona, veçanërisht në Fushë Kosovë dhe Malishevë janë duke u paraqitur mbingarkesa ekstreme, ku po djegën në vazhdimësi siguresat”.
“Ekipet e KEDS-it duke i zëvendësuar ato, por ka raste që po djegën të njëjtat nga dy e tri herë. Në këtë situatë apelojmë që të ketë kursim maksimal, sidomos në ato zona, duke përfshirë edhe një pjesë të Prizrenit, Suharekës dhe qytetin e Ferizajit”.

“KEDS nga ora 15:00 ka në dispozicion 430 punëtorë, sikurse 120 tjerë rezervë që të intervenojnë në secilën situatë.
Por, kursimi i energjisë elektrike do t’ua lehtësonte shumë punën edhe atyre”.
“Qendra e Thirrjes vazhdon të jetë në dispozicionin tuaj për të na njoftuar për çdo kërkesë tuajën”, ka thënë Buzhala.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img