28,03,2024

Nëna kërkon mbrojtje nga vajza e saj 21-vjeç

Must Read
Ilustrim

Përmes sjelljes agresive, deri tek e kapura e të ëmës për fyti, e reja A. S. kërkonte para prej saj. Në gjykatë nëna ka pohuar se gjithë “terrorin” e së bijës e ka falur, me qëllim normalizimin e marrëdhënies.

Sipas 56-vjeçares, gjatë muajit të fundit, e bija i ka bërë presion të vazhdueshëm duke i kërkuar t’i japë një shumë prej 3 milionë lekësh. Kjo kërkesë ka ardhur në një kohë që paditësja vetëm pak muaj më parë i ka dhënë të bijës një shumë prej 3.8 milionë lekësh të vjetër.

Kjo shumë është marrë borxh prej saj te një person i njohur. Këmbëngulja e së bijës për një tjetër shumë e ka çuar sërish 56-vjeçaren te personi që i dha borxhin e parë, por ka hasur në refuzimin e tij. Kur paditësja e ka pyetur të bijën se përse e kërkonte këtë shumë lekësh, ajo i është përgjigjur se edhe sikur në dhe të futej, asaj nuk do t’ia tregonte.

“Kur paditësja ka përfunduar orarin e punës, ka shkuar në Komisariatin e Policisë për të shprehur shqetësimin e saj, pasi ndihej e frikësuar dhe nën presion nga pala e paditur kur të kthehej në shtëpi, meqenëse ajo nuk ia kishte gjetur lekët që kërkonte. E vënë në dijeni për kallëzimin e saj në polici, 21-vjeçarja është bërë agresive ndaj të ëmës, duke thyer disa sende në shtëpi. Në këto kushte, paditësja e frikësuar ka vajtur përsëri në Komisariatin e Policisë nr. 3 Tiranë, ku ka denoncuar dhunën e së bijës, si dhe ka kërkuar mbrojtje /Panorama

The post Nëna kërkon mbrojtje nga vajza e saj 21-vjeç appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img