29,03,2024

Nëna e Bleona Matës së zhukur, kërkon ndihmë

Must Read
Bleona Mata

Veizi shprehet se në foto është pikërisht vajza e saj Bleona, edhe pse e sigurt plotësisht do të ishte vetëm nëse do ta kishte përballë. Vendndodhja e fundit e Bleonës, sipas versionit të Bukurie Veizit është Londra, shkruan “Shqiptarja.com”.

Sipas informacioneve që i ka dhënë emigranti nga Londra, nëna e Bleona Matajt pohon se fillimisht vajza ka qenë në Shqipëri, për të kaluar më pas në Greqi e prej andej në Maqedoni, ku është mbajtur nga një shtetas maqedonas.

Ky i fundit, sipas Bukurie Veizit, është edhe personi që e mban aktualisht në Londër, Bleonën dhe i ndryshon vendndodhjen herë pas here për të mos u gjetur nga policia.

Më tej nëna e Bleonës deklaron se nga ana e shtetasit maqedonas, ka pasur edhe një kërkesë për para në këmbim të dorëzimit të vajzës. Sipas saj, maqedonasi që mban aktualisht Bleonën në Londër ka kërkuar 20 mijë euro që t’i kthejë vajzën. Për këtë rast ajo shprehet se ka vënë në dijeni edhe Policinë dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Por nga ana tjetër, si Policia e Shtetit ashtu edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mohuar që të kenë pasur prova të reja nga ana e nënës së Bleonës, si deklarime apo edhe fotot, të cilat po publikohen sot.

BGTh8L3l

The post Nëna e Bleona Matës së zhukur, kërkon ndihmë appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img