Uncategorized

Në Shkodër, 13 vjeçares i ngec një copë metali në fyt teksa po hante sallam


Publikuar më:


Ilustrim

Angjelin Rrethaj, babai i vajzës rrëfen se si një pjesë metalike që ndodhej në përbërjen e sallamit të blerë, i ka ngecur në fyt vajzës së tij duke i rrezikuar jetën.

“Po shkoja në punë kur dëgjoj 4 fëmijët që po bërtisnin në dhomë. Shkoj aty dhe gjej vajzën të mekur. Me vështirësi merrte frymë. Tregonte me shenja se diçka i kishte mbetur në fyt, ndërsa nuk fliste dot. Duke e shtypur e futur gishtat në gojë arrita të nxjerr atë që i pengonte frymëmarrjen. Ishte një copë metali që ndodhej brenda sallamit që kishim fërguar dhe nuk ishte konstatuar pasi ishte në brendësi por kur e ka kaluar i ka mbetur në fyt. Shyqyr që u ndodha në shtëpi se ndryshe nuk di çfarë mund të ndodhte pasi vajza nuk fliste e nuk merrte frymë”, ka thënë Rrethaj, raporton Shekulli.

“Asgjë që blejmë nuk ka siguri. Shkova aty ku e kisha blerë por shitësi nuk e prodhon dhe nuk e di çfarë ka brenda. Sallami është prodhuar nga një firmë në Shkodër. Shkova dhe u thashë dhe më kërkuan falje, por falja nuk ka kuptim kur rrezikohen jetën e konsumatorëve. Kësaj i thonë me ble me lekë vdekjen. Askush nuk i kontrollon. Bllokojnë tregun e bagëtive të gjalla. Por produktet që përpunohen e tregtohen nuk i kontrollon njeri. Asnjë ushqim nuk ka siguri”, thotë Angjelin Rrethaj.

Ai i është drejtuar dhe autoritetit të ushqimit në Shkodër prej të cilëve thotë se është falënderuar, por shton se duhet përgjegjshmëri tek prodhuesit dhe ato që kontrollojnë sepse pasojat e dëmit nuk ndreqen dot pasi ai ka ndodhur.

.

Comments
To Top