Lajme

Në pranga pasi dërgoi marihuanë në Burgun e Dubravës


Publikuar më:


dubrave-690x380

Një person është arrestuar  pasi i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë dersisa ishte për vizitë në burgun e Dubravës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur 23 gr. substancë të dyshuar narkotike ndërsa i dyshuari vetë e ka pranuar pasi sipas tij, ai këtë sasi të narkotikëve ja kishte sjellë një të burgosuri, transmeton Klan Kosova.

Substanca e dyshuar narkotike është konfiskuar, kurse i dyshuari është arrestuar dhe  me urdhër  të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Comments
To Top