27,04,2024

Në një komunë të Shqipërisë, banorët jetojnë me frikë nga tërmeti

Must Read
Cerrik

Shtëpitë e tyre të shkatërruara nga tërmeti i 19 majit 2014 ende nuk janë riparuar dhe mjafton pak për t’i bërë të pabanueshme.

Në 2014-n emergjencat civile vlerësuar të pabanueshme 3 pallate, dhe kërkuan evakuimin e banorëve. Por, pasi u enden disa kohë nëpër konvikte dhe banesa me qira për dy vite me radhë dhjetëra familje janë rikthyer në shtëpitë e tyre.

“Para dy netësh ra sërish tërmet dhe ne u trembëm shumë, duke dalë menjëherë nga shtëpitë”, shprehet një banore.

“Pavarësisht se unë bërë disa rregullime, duke shpenzuar më shumë se 3 milionë lekë, por deri tani nuk na kanë dhënë asnjë lekë”, thotë një tjetër banor.

Historia e dëmshpërblimeve për të gjithë zonën e Dumresë nisi me zvarritjet për shkak të pretendimeve për shtim të dosjeve në mënyrë fiktive e deri tek procedimet penale për ndërtime pa leje të personave që tentuan të rikonstruktojnë banesat e tyre të dëmtuara.

Por, kjo histori duket sikur nuk do të ketë fund, pas dy vitesh pretendohet se përllogaritja e dëmeve është bërë në mënyrë të gabuar duke kërkuar një rillogaritje jo me kolektive, por individuale. /TopChannel

The post Në një komunë të Shqipërisë, banorët jetojnë me frikë nga tërmeti appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img