Uncategorized

Në momentin kur u torturua i burgosuri tetovar, dikush fiku kamerat në burg?


Publikuar më:


 

Këtu vihet në dyshim të madh se kamerat janë shkyçur me qëllim që gardianët apo dikush tjetër të ushtrojnë dhunën ndaj të burgosurit, i cili më pas është dërguar në Spitalin e Shtipit. Raporti i policisë është tepër i dyshimtë ku thuhet se punonjësi i burgut e ka informuar policinë se kinse një i burgosur ka rrëshqitur dhe ka marr lëndime.

Nga ana tjetër drejtoresha e drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, Lidija Gavrillovska për televizionin Alsat-M, ka pranuar se në momentin kritik kur ka ndodhur rrahja, nuk kanë xhiruar kamerat.

Avokati i popullit kërkon që Prokuroria Publike të nisë hetim për këtë rast.

Lajmi postuar në Zhurnal, alarmoi avokatin e popullit dje, i cili ai menjëherë dërgoi ekipin e vet në Shtip

Ndryshe pas publikimit të lajmit nga Agjencia e lajmeve Zhurnal, avokati i popullit dërgoi një ekip profesional që të mbledh dëshmitë për brutalitet apo dhunë tjetër që është kryer ndaj të burgosurit shqiptar në burgun e Shtipit. Nga të gjitha informatat, ekipi i zyrës së avokatit të popullit kanë konstatuar se bëhet fjalë për keqtrajtim dhe brutalitet.

Rasti me të burgosurin nga Tetova në burgun e Shtipit ka alarmuar institucionet të cilat dyshojnë se ai është keqtrajtuar dhe jo vet-lënduar siç besohet të ketë deklaruar 40-vjeçari nga fshati Nerasht i Tetovës.

Rasti është raportuar të dielën, kur i burgosuri është dërguar në spitalin e Shtipit me hundë dhe brinjë të thyera, dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij. Inspektorët nga Drejtoria dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit dje kanë qenë në burg dhe dyshojnë se ai është keqtrajtuar. Memeti dyshon në dy skenarë. Ose e kanë rrahur të burgosurit e tjerë ose e kanë rrahur gardianët e burgut.

 

The post Në momentin kur u torturua i burgosuri tetovar, dikush fiku kamerat në burg? appeared first on Lajminet.

Comments
To Top