28,03,2024

Në Kosovë, partia e Vuçiqit i vodhi votat

Must Read

Subjekti opozitar “Bllok Patriotik” i cili përbëhet nga SDS-ja (DSS) dhe Lëvizja “Dveri”, ka kërkuar që zgjedhjet në Mitrovicë dhe në Anamoravë të përsëriten, me akuzën se SNS-ja ka vjedhur vota, edhe në atë mënyrë që ka manipuluar me emrat e votuesve shqiptarë.

Sipas tij, ky “marifetllëk” ka ndodhur në vendvotimin nr. 5, ku serbët votonin në emër të shqiptarëve. Kandidat nga ky subjekt politik për deputet të Kuvendit të Serbisë ishte edhe Sllavisha Ristiq, ish-kryetari ilegal i Zubin Potokut, shtëpia e të cilit, të dielën rreth orës 22:00 është sulmuar me armë.

“Janë shumë shembuj të marifetllëqeve zgjedhore të SNS-së. Ata kanë organizuar njerëzit në atë mënyrë që një votues të votojë disa herë, në vendvotime të ndryshme, që me rastin e votimit të mos shfrytëzohen ‘UV’ llambat dhe sprej, që të mos kërkohen fare letërnjoftimet dhe dokumente tjera të identifikimit, që anëtarët e këshillave zgjedhore, të cilët nuk janë anëtarë të SNS-së t’i kërcënojnë që të mos flasin, që forcat parapolicore nga radhët e SNS-së t’i kërcënojnë qytetarët dhe t’i urdhërojnë që të votojnë për SNS-në”, thuhet në komunikatën e “patriotëve”, të cilën e kanë nënshkruar kryetari i Këshillit të DSS-së, dr. Nenad Kojiq dhe Goran Milenkoviq nga lëvizja “Dveri”, ndërsa e transmetojnë mediet lokale serbe në veri./ Zëri

 

The post Në Kosovë, partia e Vuçiqit i vodhi votat appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img