Uncategorized

Në Dhërmi nuk ka rrymë, turistet e huaja mbeten pa drekë


Publikuar më:


Vitin e kaluar u raportuan raste të shumta të problemit me energjinë elektrike në zonat më të frekuentuara turistike në Shqipëri, sidomos në zonën e jugut.

Qeveria e pranoi se kishte probleme me rrjetin e furnizimit dhe premtoi se gjatë dimrit dhe në vijim do të merrte të gjitha masat e nevojshme që kjo të mos ndodhte më.

Në fakt, deri më tani nuk ishin dëgjuar më ankesa për këtë vit turistik.

Por faqja në Fb Nisma Thurje duket se raporton rastin e parë më të zëshëm.

“Pershendetje Nisma,

Jemi ne nje restorant te Dhermiut ku sapo u ulen 4 turiste te huaja. Ka 10 minuta qe kane ikur dritat dhe kamarieri i turperuar sapo i tha qe nuk u sherbejne dot asnje ushqim per shkak te mungeses se energjise elektrike. Turistet mbeten te shtangura.

Ky eshte turizmi ne Shqiperi.

Gjithe te mirat,

Eltoni”, ka qenë denoncimi i qytetarit.

Shpresojmë që ky të mbetet vetëm një rast sporadik për këtë vit.

.

Comments
To Top