20,04,2024

Në autostradën Prishtinë-Shkup po punojnë 800 punëtorë

Must Read

Autostrada-640x380-1900x700_c

Punimet në autostradën Prishtinë – Shkup janë duke vazhduar në gjithë gjatësinë e mbetur, thonë zyrtarë të kompanisë, duke shtuar se ato po zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar.

Ela Ruçi, zëdhënëse në kompaninë “Bechtel- Enka”, kompani fituese për ndërtimin e autostradës “Arbër Xhaferi”, thotë se me ngritjen e temperaturave janë intensifikuar edhe punimet.

Aktualisht, në këtë projekt janë duke punuar rreth 800 punëtorë.

“Në gjithë gjatësinë e autostradës, deri në kufi më Maqedoninë, po punohet. Të gjitha departamentet janë në punë. Sigurisht që në sezonin e verës rritet edhe aktiviteti ndërtimor. Objektivat tona janë që të punohet në të gjithë gjatësinë, në mënyrë që të kapim afatet tona”, thotë Ruçi për Radion Evropa e Lirë.

Edhe zyrtarë të qeverisë pohojnë se ecuria e punimeve në autostradën Prishtinë – Hani i Elezit, që lidh Kosovën më Maqedoninë, po zhvillohen sipas dinamikës se paraparë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img