19,04,2024

Ndotet hapësira detare e Vlorës, prokuroria nis hetimet

Must Read
Plazhi i ndotur në Vlorë

Ndotja është shkaktuar nga një defekt në sistemin e shkarkimit të një anijeje cisternë, e cila është ankoruar në datën 21 maj. Defekti është shfaqur gjatë përpunimit të këtij mjeti lundrues të tonazhit të rëndë. Burime të organit të hetimit, pohuan për “Shekulli” se, anija “H.Ismail Kaptanoglu”, që lundronte me flamur maltez, është mjeti që ka shkaktuar ndotjen, gjatë shkarkimit të naftës bruto, çka e bën përgjegjës ekuipazhin e saj, për situatën e rëndë që është krijuar në bregdetin e Zvërnecit, në plazhin e Nartës.

Nafta bruto është përhapur në një gjatësi prej së paku 3 km përgjatë plazhit dhe në një thellësi detare të konsiderueshme. Kjo ka bërë që, strukturat lokale dhe ato qendrore të ngrihen në alarm, duke marrë paraprakisht masat emergjente për rikthimin e normalitetit.

Nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Ardian Musta, ka deklaruar sot se, ndaj mjetit lundrues është marrë masa e bllokimit, ndërkohë që ekuipazhi është gjobitur me 1 milionë lekë dhe detyrimin për normalizimin e situatës. Paralelisht me këtë, struktura të shërbimit të Bashkisë janë zhvendosur sot në këtë pjesë të ndotur të bregdetit dhe, së bashku edhe me struktura të tjera lokale, si edhe efektivë të distriktit detar etj, kanë nisur punën për rehabilitimin e zonës.

Nga ana tjetër, burime të prokurorisë së Vlorës, sqaruan për “Shekulli” se, hetimet do të vijojnë deri në finalizimin e procedurës dhe dokumentimin e plotë të këtij veprimi të rëndë në dëm të mjedisit. Nga ana tjetër, pjesë e hetimit do të jetë sqarimi i të gjithë skemës për të përcaktuar shkaktarët dhe penalizimin e tyre në përputhje me kuadrin ligjor shqiptar. Ndaj anijes është vendosur masa e bllokimit të aktivitetit, deri në finalizimin e procedurës hetimore.

Ky veprim me pasoja, që shfaqet vetëm dy javë pasi është çelur sezoni turistik veror në Vlorë, pason edhe raste të tjera të ngjashme. Në 5 vitet e fundit, janë regjistruar të paktën dy ngjarje të tilla, të cilat janë shoqëruar me ndotje masive të hapësirës detare dhe të zonës bregdetare të Vlorës, nga Plazhi i Vjetër deri në Zvërnec.

The post Ndotet hapësira detare e Vlorës, prokuroria nis hetimet appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img