19,04,2024

Ndjekje ‘Hollivudi’ me makina për arrestimin e vrasësit të Leonard Muratajt

Must Read

Policia ka marrë informacione të sakta në rrugë operative se i kërkuari po lëvizte me një automjet së bashku me dy persona të tjerë nga Tirana në drejtim të Niklës në Krujë, dhe më pas është vënë në ndjekje të tij.

Në një nga postblloqet policore në afërsi të Niklës, i është bërë shenjë drejtuesit të automjetit, me të cilin udhëtonte Bedri Haka, që të ndalonte. Por drejtuesi i automjetit nuk i është ndalur postbllokut policor dhe ka lëvizur me shpejtësi të lartë në drejtim të Niklës.

Ky veprim ka bërë që forcat e policisë të nisin ndjekjen e mjetit ku qëndronte i kërkuari Bedri Haka dhe dy persona të tjerë, një ndjekje që e ngjashme me filmat policorë të hollivudit. Ndryshimi i vetëm ka qenë fakti se terreni, automjetet dhe personazhet kanë qenë reale. Pas një ndjekje të gjatë, automjeti i personit të kërkuar ka humbur kontrollin, duke u përplasur në krah të rrugës.

Sipas të dhënave policore, për fat dalja nga rruga e automjetit të të kërkuarit nuk është shoqëruar me të lënduar nga aksidenti, në një kohë që është bërë arrestimi i shtetasit Bedri Haka 22vjeç banues në Krujë. 22-vjeçari, i cili akuzohet si autori i vrasjes së biznesmenit Murataj, ka tentuar t’u shpëtojë bluve duke u hedhur nga makina, por këta të fundit kanë arritur ta vënë në pranga.

Dy shtetasit e tjerë që ndodheshin në automjet, pasi kanë kryer verifikimet, janë lënë të lirë. I arrestuari konsiderohet nga policia si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe është i dyshuari kryesor për vrasjen me armë zjarri të shtetasit Leonard Murataj 51 vjeç, banues në Durrës. Për të arrestuarin Bedri Haka Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në datën 23.11.2014 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Vrasja në Durrës

Vrasja e Leonard Muratit bëri bujë në qytetin e Durrësit për vetë të kaluarën e Muratit dhe mënyrën e ekzekutimit të tij. ngjarja ka ndodhur në 18 nëntor 2014, përpara lokalit në pronësi të viktimës, pranë sheshit “Liria” në Durrës. Sipas burimeve policore Murataj, para se të vritej, nuk ka bërë denoncime për kërcënime të mundshme.

Teksa u mësua se ditën që u ekzekutua autorët i kërkuan Leonard Muratajt të dilte nga lokali i tij, ku po pinte kafe. Menjëherë pasi ai ka dalë, ka nisur dhe një debat. Duket se Murataj i ka nënvleftësuar dhe i është përgjigjur flakë për flakë. Ky gabimi i ka kushtuar, pasi një prej personave, që dyshohet se është Bedri Haka, e ka qëlluar me armë zjarri. Murataj ka mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ka humbur jetën, pasi u qëllua me 5 plumba, 2 në kokë dhe tre në trup.

Autori i krimit për pak metra ka ecur në këmbe dhe më pas i ndihmuar dhe nga persona të tjerë është larguar me një automjet me targa Kruje, drejt bulevardit kryesor të qytetit bregdetar, ndërsa në kokë kanë pasur të veshur dhe kapuçë. Policia e gjeti të nesërmen e ngjarjes automjetin të braktisur në Vorë, ku sipas dëshmitarëve ishte pikërisht ai automjet që kanë përdorur autorët. Fillimisht u mendua se vrasja e Leonard Muratajt kishte lidhje me konflikte të mëparshme që viktima kish me të fortët e Durrësit apo dhe persona të tjerë, por më pas hetimet e lidhën ngjarjen me hesapet e palara të viktimës me të fortët e Krujës.

Viktima Leonard Murataj 

49-vjeçari që u vra në Durrës më 6 plumba nëntorin e vitit 2014, është një emër i njohur për policinë. Ai ka qenë person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës ndërkohë që akuzat ndaj tij nuk kanë mundur të faktohen. Sipas policisë, Leonard Murataj, është arrestuar më 8 janar 2006 në Durrës, ndërsa u hetua në gjendje të lirë shoku i tij, Erald Bajramaj. Murataj akuzohej për pengmarrjen e Artan Ilmiut dhe vrasjen e babait të tij, Nuhiut, në vitin 1999.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi, që aktet e dosjes në ngarkim të Muratit t’ia rikthente prokurorisë për rihetim. Për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, prokuroria u detyrua ta lironte të pandehurin Murati dhe hetimet e mëtejshme ndaj tij, të zhvillohen në gjendje të lirë. Policia ka dyshime se në momentin që ka ndodhur ekzekutimi Haska ka qenë i shoqëruar edhe nga Enver Stafuka i cili rezulton i zhdukur që pre vitit të kaluar. Haka dhe Stafuka janë identifikuar nga një prej kamerave të bizneseve përreth dhe nga gjurmët e gishtërinjve në makinën në pronësi të 22 vjeçarit Haka. /shekulli

The post Ndjekje ‘Hollivudi’ me makina për arrestimin e vrasësit të Leonard Muratajt appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img